24/11/2024/ 20:17
Antoni Gaudi, arkitekti i Sagrada Familia
Art & Muzikë

Antoni Gaudi, arkitekti i Sagrada Familia

Apr 20, 2021

Antoni Gaudí lindi në 25 qershor 1852 në Reus, Katalonia. Studioi dhe punoi në Barcelonë.

Punët e tij u frymëzuan nga pasionet për arkitekturën, natyrën dhe fenë. Në krijimet e realizuara, futi elemente si xhamin, qeramikën, hekurin dhe punimet e drurit.

Nën ndikimin e artit neo-gotik dhe teknikave orientale, Gaudí u bë pjesë e lëvizjes Modernista, e cila po arrinte kulmin në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Puna e tij tejkaloi rrjedhën moderniste, duke arritur kulmin në një stil organik të frymëzuar nga format natyrore.

Si arkitekt i ri, ai u frymëzua nga Eugène Viollet-le-Duc, duke krijuar modele gotike, të dalluara për origjinalitetin dhe fantazinë e tij.

Ai u mbështet nga Eusebi Güell, një industrialist i pasur, për të cilin krijoi një pallat në 1889 (Palau Güell), që më vonë do të bëhej pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me veprat e tjera si: Casa Milà (ndërtuar në 1907) ose Güell Park (rregulluar midis 1900 dhe 1914).

Puna e Gaudit gëzon popullaritet global dhe admirim të vazhdueshëm, e cila studiohet sot nga arkitektët. Kryevepra e tij, “Sagrada Família” ende e papërfunduar, është monumenti më i vizituar në Spanjë. Midis viteve 1984-2005, shtatë nga veprat e tij u shpallën pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO. Besimi Katolik Romak i Gaudit, u intensifikua me kalimin e kohës dhe imazhet fetare shfaqen në shumë prej veprave të tij. Kjo bëri që të merrte pseudonimin “Arkitekt i Zotit”, gjë që i dha bekim.

Në 1883 filloi ndërtimi i një katedrale kushtuar Familjes së Shenjtë, Sagrada Família, e financuar nga fondet publike. Ai vazhdoi të punojë për të, deri në ditën e fundit të jetës, më 10 qershor 1926.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi