26 Maj do të ndodhë eklipsi i plotë i Hënës
Është dashur kohë, që prej eklipsit të fundit të plotë të Hënës, që ndodhi më 21 Janar të vitit 2019, që të shfaqet sërish Hëna e zhytur në hijen e Tokës.
Më 26 Maj, vëzhguesit do të kenë mundësi të shohin Hënën e plotë të eklipsuar në pjesën perëndimore të Amerikës së Veriut dhe të Jugut, në lindje të Azisë dhe në Australi.
Eklipsi do të ndodhë për 15,9 minuta.
Informacioni i marre nga faqja: https://skyandtelescope.org/astronomy-news/big-moon-short-eclipse-dont-miss-it/#.YKaTaBSpjRc.gmail