26/11/2024/ 01:49
Si të pushoni foshnjën prej të qarave?
Foshnjë Kuriozitete

Si të pushoni foshnjën prej të qarave?

Jul 3, 2021

Foshnjet të qajnë e kanë të natyrshme, por për prindërit është e lodhshme t’i dëgjojnë. Pediatrët rekomandojnë që duhet të kuptoni se përse qan foshnja juaj dhe të filloni numërimin me veten tuaj, derisa të gjeni arsyen. Disa këshilla janë:

  1. Foshnja kërkon të pijë
  2. Kërkon të flejë
  3. Ndoshta duhet t’i bëni një banjë të ngrohtë.
  4. Vëreni foshnjën të shikojë dhe të dëgjojë rrjedhjen e ujit të çezmës.
  5. Vendoseni foshjen me bark në prehrin tuaj dhe fërkojini shpinën.
  6. Ndoshta ka ftohtë, mbështilleni me batanije.
  7. Ndoshta ka vapë, ndaj hiqini batanijen ose ndonjë shtresë rrobash të veshura
  8. Hapni fshesën me korrent
  9. Jepini një lodër apo diçka të re që ta shohi ose ta mbajë në dorë
  10. Nxirreni në ajër të pastër me karrocë
  11. Bëjini një xhiro me makinë
  12. Arti i shpërqendrimit – tregojini një veprim të ri/njerëz të rinj.
  13. Vendosini muzikë
  14. Ndoshta i bie drita/dielli në sy
  15. Ndoshta do të ndërrohet pelena

 

Këto janë disa nga opsionet që duhet të keni parasysh. Është në varësi të fëmijës suaj. Por, mos harroni. ASNJËHERË MOS E SHKUNDNI FOSHNJEN TUAJ! Quhet Sindroma e Shkundjes së Foshnjës dhe është shumë e rrezikshme. Mund të sjelli: verbim, kriza, paaftësi fizike dhe ndoshta edhe vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi