25/11/2024/ 07:39
Çfarë është arti Quilling?
Art & Muzikë

Çfarë është arti Quilling?

Jul 29, 2021

Quilling është arti i mbështjelljes dhe formësimit të letrës së ngjitur, që rezulton në krijimin e një dizajni të unifikuar, dekorativ. Emri ‘quilling’ mendohet të vijë nga fjala quill – pendët e zogjve, të cilat u përdorën për të mbështjellë rrumbullak shiritat e letrës. Mendohet se është si prejardhje edhe e artit të filigranës, punimit me finesë të bizhuterive.

Janë të shumta dhe të çuditshme punimet e këtij arti, i cili gjithmonë e më shumë po merr përmasa të mëdha, më shumë nga femrat.

Për të bërë një vepër arti Quilling, ju duhet seti i pajisjeve, letra me ngjyra të prera hollë, letra A4 ose më të mëdha, ngjitës etj.

Punimet tregojnë finesë, kombinim të ngjyrave dhe gjetjen e tematikave, për të cilat ju ndihmon edhe google.

Çmimet e tyre variojnë në varësi të madhësisë dhe se sa kohë kërkon produkti përfundimtar për t’u realizuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi