
Lofata, druri i Judës
Lofata (Cercis siliquastrum L.) është një ndër pemët e shumë preferuara në parqe e kopshte.
Njihet edhe si pema e dashurisë prej luleve me ngjyrë të ndezur e gjetheve në formë zemre. Njihet ndryshe si druri i Judës, pasi mendohet se në këtë pemë Juda ka varur veten.
Origjinën e ka nga Azia. Lulëzon herët përpara se të çelin gjethet, dhe prania e madhe e luleve e bën atë një ndër drurët më të bukur në vendin tonë.
Është një dru që rritet deri 12 m lartësi dhe që gjendet në zona ku klima mesdhetare ushtron ndikimin e saj; zona fushore dhe paramalore e pjesës perendimore të vendit.
Lulet çelin në trungun e pemës, degë e lastarë. Lulet e lofatës janë përdorur zakonisht në gatimin e sallatave dhe ëmbëlsirave. Nuancat e thella të lules janë një tregues i flavonoidëve të shëndetshëm siç është kuercetina. Këto lule janë të preferuarat e bletëve. Lulet janë të ngrënshme. Ato gatuhen dhe përshtaten mirë me vajin e ullirit dhe me uthullën.
Fruti është bishtajë rreth 10 cm të gjata dhe ka 6-12 farëra. Bishtajat në mbeten të varura në trungun dhe degët deri në dimër. Farërat që ndodhen brenda bishtajës janë të lëmuara dhe në formën e veshkës.
Sa i përket vlerave mjekësore: së fundmi po studiohen rolet antimikrobike dhe antioksiduese të luleve dhe gjetheve për efektin e tyre në ciklin qelizor të ADN-së (përhapjen) në një linjë qelizore të kancerit të gjirit.
Tanina që gjendet në pjesën e brendshme të lëvores që mban farat e pemës dhe pjesa e rrënjës janë përdorur për probleme me mushkëritë, kollën dhe për diarrenë. Copëza të lëvores dhe rrënjëve të thara të Lofatës grihen dhe bëhen pluhur dhe nga ky pluhur përftohet një çaj me vlera shumë të mira antioksidante për organizmin.
Rrënjët janë përdorur në industrinë tekstile për ngjyrosje.
Është mbjellë edhe kundra erozionit. Shkon mirë në rrëpirat, tokat e pjerrëta, të varfra dhe shkëmbore. Mbillej në brigje të pjerrëta, shpate ose afër mureve mbajtës për të krijuar qëndrueshmëri të tokës. Në këto vende e gjejmë dhe sot si pemë e madhe aty ku u ka shpëtuar prerjeve pa kriter. Nuk ka kurorë të madhe ndaj gjendet shpesh edhe në anë të arave.
Gjethet e lofatës mund të shërbejë si biomonitor për metalet e rënda, siç janë Cr. dhe Ni.