Kur fillojnë të ecin foshnjet? (mënyra si t’i inkurajoni)
Gjithçka ndryshon kur fillon ecja! Hapat e parë të foshnjës suaj mund të ndodhin brenda pak ditësh ose disa muajsh kur ajo mëson të qëndrojë në këmbë. Por, kjo kërkon praktikë për të dhe durim për ju.
Por, kur fillojnë të ecin foshnjet?
Disa fëmijë fillojnë të ecin para se të mbushin vitin, por shumë të tjerë i bëjnë hapat fillestarë pas ditëlindjeve të tyre të para, zakonisht rreth muajit të 14-të. Foshnjet shpesh bëjnë disa hapa të hershëm, sapo të kenë mbaruar së tërhequri apo zvarriten dhe rreth muajit të 9 apo 10, ata fillojnë të mbahen nëpër tavolina dhe të vijnë rrotull tyre.
Disa nga shenjat që tregojnë se foshnja juaj është gati për të ecur janë:
Kur vogëlushët bëjnë përpjekjet e tyre të para për të hequr dorë nga e mbajtura nëpër mobiljet që kanë përdorur për të qëndruar drejt, mund të nënkuptoni që ju do të jeni dëshmitarë të disa prej atyre hapave të parë të foshnjës.
Kur fillojnë të mbajnë ekuilibrin.
Shumica e fëmijëve nuk ndërmarrin hapa të pavarur deri pasi mbushin një vjeç (mesatarisht fëmijët ecin nga muajt 12 deri në të 15), por nëse fëmija juaj nuk po ecën deri në muajin e 18-të, konsultohuni me pediatrin tuaj.
Mos qëndroni në vijën e finish-it, por inkurajoni dhe shoqëroni foshnjen në hapat e saja/tij të parë. Duhet ta lini fëmijën më shumë jashtë koshit të lodrave apo rrethores, që të mësohet me trupin e vet.
Një mënyrë nxitjeje për të ecur është, vendosja e disa karrigeve njëra pas tjetrës në vijë të drejtë ose në formë rrethi. Nëpër to, vendosi disa nga lodrat që ai/ajo pëlqen më shumë të luajë dhe ndërmjet karrigeve lini hapsirë sa për një hap. Sa herë që foshnja merr një lodër duartrokisni dhe inkurajoni që të marri edhe lodrat e tjera me radhë. Ditët në vazhdim, largojini pak më shumë karriget nga njëra-tjetra, derisa të bëni një hendek prej 2 hapash dhe foshnja të mund të shkoj nga njëra karrige te tjetra pa u mbajtur. Vazhdoni të largoni karriget dhe foshnja të lëvizë për të kapur lodrat e saja/tij duke e inkurajuar të eci pa u mbajtur, derisa të shkëputet.