26/11/2024/ 01:49
Shqiptarët nga Çamëria, që sunduan Egjiptin para erës sonë
Autorë Biografi Shqiptarë

Shqiptarët nga Çamëria, që sunduan Egjiptin para erës sonë

Aug 16, 2021

Dinastia mbretërore e Ptolemeve sundoi në Egjipt nga viti 323-30 para erës së re. Ata, siç vë në dukje filozofi Sami Frashëri, ishin shqiptar nga Çamëria.

Themeluesi i kësaj dinastie ishte Ptoleme Lagi, i cili njihet edhe si Ptolemeu I. Ai ishte komandanti më i afërt i Aleksandërit të Madh të Maqedonisë Ilire. Pas vdekjes së Aleksandërit në moshën 33 vjeçare, në vitin 323 para erës së re, perandoria e tij e madhe u nda ndërmjet komandantëve. Persia ra në duart e Selenikut, i cili themeloi dinastinë e Selenikëve, ndërsa Egjipti ra në duart e Ptolemeut dhe themeloi dinastinë e Lagidëve. Ptoleme Lagi ka qenë më parë gjeneral i Filipit, të atit të Aleksandërit. Në ushtrinë e Filipit dhe të Aleksandërit, kishte gjeneral dhe ushtarë nga e gjithë Iliria (ku futej edhe Maqedonia edhe Epiri).

Dinastia e Ptolemejve i dha zhvillim të madh Egjiptit, sidomos nën sundimin e tri mbretërive; Ptolemeu I Lagi, Ptolemeu II (vëlladashësi) dhe Ptolemeu III (bamirësi).

Ptolemeu I, caktoj kryeqytet Aleksandrinë, që u themelua nga Aleksandri i Madh. Në atë qytet krijoi muzeun, që ja kushtoi muzave. Në të mblodhi studiuesit më të shkëlqyer të kohës, të cilët u morën me kërkime shkencore.

Së bashku me muzeun krijoi edhe bibliotekë shumë të madhe, që e vuri në mbështetje të shkencëtarëve. Biblioteka kishte mbi 300 000 dorëshkrime, duke u kthyer në vatrën e urtësisë njerëzore. Nga dijetarët që kanë punuar në Bibliotekën e Aleksandrisë ishte Euklidi, themeluesi i gjeometrisë, Hiparku, përpiluesi i hartave qiellore dhe katalogut të yjeve, Hera, e cila krijoi makinën e parë me avull, Arkimedi, që vuri bazat e mekanikës, Zoroastër etj.

Ptolemeu II u interesua për kanalin që do të lidhte Detin e Kuq me Detin Mesdhe. Përpjekja e parë për hapjen e atij kanali u bë në shekullin VII p.e.s., nga Faraoni Neko. Për të ndërtuar atë kanal u angazhuan forca të mëdha, të cilët përballuan vështirësi të panumërta. Në të thuhet se humbën jetën mbi 100 000 vetë. Kanali u shfrytëzua për pak kohë, sepse u mbush nga rëra. Atë e rindërtoi Dari i Persisë. Ptolemeu II e ndërtoi kanalin, duke lidhur degën Paluziane të Nilit me cepin verior të Liqeneve të Hidhur. Vetëm nën kujdesin e Ptolemeut II (285- 246 p.e.s.) kanali u vu plotësisht në punë, duke u lidhur me Detin e Kuq.

Mbretërimi i Ptolemeut III, u quajt koha e artë e Egjiptit.

Me pushtimin nga romakët, në vitin 30 p.e.s., mori fund dinastia e Ptolemejve. Megjithatë nga familja Ptoleme, në shekullin II të erës së re doli studiuesi i madh në fushën e gjeografisë, i cili do të hyjë në histori me emrin “Babai i gjeografisë botërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi