31/10/2024/ 09:24
Syri i cikllopit
Natyrë & Udhëtime

Syri i cikllopit

Aug 22, 2021

Syri i Cikllopit ose siç i thonë ndryshe “Gjurma e Cikllopit” ndodhet rreth 4 km poshtë Krrabës, në fshatin e quajtur Skëterrë, në luginën e lumit Erzen. Nga stacioni i Krrabës është rreth 1 orë e çerek ecje në këmbë nëpër shtigje relativisht të lehta për t’u përshkruar nga çdo lloj moshe dhe niveli fitnesi.

Ai është rreth 20 m i gjerë dhe 120 m i thellë si një perlë e fshehur në grykën e Krrabës. Një humnere e vogël rri në fund të shkëmbinjve të Krrabës dhe poshtë saj është një liqen me ujë të smeraldtë.

Një legjendë flet për një bishë të stërmadhe, e cila e përndjekur nga banorët e zonës, pas shumë dëmeve që kishte shkaktuar, përfundoi pikërisht poshtë këtyre shkëmbinjve. Thonë se aty ku shkeli për herë të fundit bisha, mbeten gjurmët e gërvishtjes së kthetrave të tij dhe aty ku vdiq, mbeti një liqen në formë zemre. Pavarësisht, se ndoshta kjo legjendë është pjesë e imagjinatës, aty shihen disa gërvishtje të thella në shkëmb dhe liqenin e mrekullueshëm në formë zemre.

Por dhe peizazhi fare i virgjër natyror rreth e përqark, nuk është më pak mahnitës. Një degë e Lumit Erzen rrjedh në formën e një katarakti të vogël, e bashkë me formacionet e shumta të shkëmbinjve krijojnë një peizazh përrallor.

Ka disa vite që banorët e Tiranës dhe rrethinat, e njohin si vend dhe e vizitojnë në fundjavë. Fshatrat përreth ofrojnë gatime tradicionale të zonës dhe natyra çlodhëse të ripërtërin. Në liqen mund të freskoheni, por mos harroni të mbani pastër ambientin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi