Të folurit me veten përmirëson kujtesën
Të folurit me vetveten është një shenjë çmendurie. Por, studimet e reja tregojnë se një praktikë e tillë mund të bëj mirë në jetën e përditshme.
Një studim në Universitetin e Pensilvanisë, arriti në përfundimin se të folurit me vete, ndihmon dukshëm në rritjen e përqëndrimit dhe përmirëson kujtesën.
P.sh: nëse dikush nuk është në gjendje të gjej çelësat, duke thënë me vete çelësat, çelësat, çelësat; ka më shumë gjasa që të kujtohet se ku i ka vendosur. Studimi tregoi se nëpërmjet shqiptimit të fjalëve, truri është në gjendje të fokusohet më shpejtë, drejt arritjes së objektivit të kërkuar.
Për të provuar këtë aftësi, studiuesit bënë eksperimente mbi grupe prej dhjetëra personash, të cilëve ju kërkua që të gjenin diçka të rrallë, si gjalpi i kikirikut në një supermarket të panjohur për ta. Të ndarë në grupe, vullnetarët duhet të kërkonin në 3 mënyra: disa duke mërmëritur gjalp kikiriku në mendjen e tyre; të tjerë duke marrë udhëzime se ku ndodhej gjalpi dhe grupi i tretë pa asnjë udhëzim, por me kushtim që të kërkonin normalisht pa folur me vete. Rezultatet ishin të qarta dhe pothuajse në çdo rast, njerëzit që flisnin me vete arrinin të përmbushnin detyrën e gjetjes së gjalpit të kikirikut më shpejt se të tjerët.