26/11/2024/ 01:58
Piktori holandez që frymëzoj modën botërore, Piet Mondrian
Autorë Biografi Të huaj

Piktori holandez që frymëzoj modën botërore, Piet Mondrian

Mar 30, 2022

Piktori holandez, Piet Mondrian, lindi më 7 mars të vitit 1872 në Amersfort dhe ndërroi jetë më 1 Shkurt 1944 në Nju Jork. Është një ndër artistët më të mëdhenj të shek. XX. Mondrian është cilësuar si një prej pionierëve të artit abstrakt.

Ishte një ndër kontribuuesit më të rëndësishëm të artit dhe lëvizjes së kohës, i cili paraqiti formën jo përfaqësuese, që e quajti Neoplasicizmi. Ky art u konsiderua prej tij një sfond i bardh, ku ai pikturoi rrjet koordinativ, me vija vertikale dhe horizontale të zeza, disa prej cilave të mbushura me tre ngjyrat primare: të verdhë, blu dhe të kuqe. Kjo pikturë frymëzoi shumë firma të famshme mode, duke e pasqyruar atë në veshje, këpucë, arredimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të shtëpive, zyrave etj.

Yves Saint Laurent u frymëzua nga piktori, për të sjell në koleksionin e tij, fustane me pikturën e famshme të Mondrian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi