26/11/2024/ 01:34
Ecja në natyrë ndihmon shëndetin fizik dhe mendor
Kuriozitete Natyrë & Udhëtime

Ecja në natyrë ndihmon shëndetin fizik dhe mendor

May 15, 2022

Specialistët thonë se ecja në natyrë ndikon shumë mirë për shëndetin fizik të njeriut. Kjo lloj ecje ka në vetvete ushtrime aerobike, që përmirësojnë zemrën dhe mushkëritë, qarkullimin e gjakut, duke djegur yndyrnat dhe redukton dhjamin në organizëm. Ecja e rregullt ka treguar se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike, siç; janë sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, azma, disa lloje kanceresh etj. Është mënyra më e lehtë dhe ekonomike për të mbajtur trupin në formë dhe njëkohësisht për të qenë larg zhurmës, smogut dhe probleme të përditshme.

Ecja në mal ndihmon edhe përmirëson edhe shëndetin mendor të njeriut. Ecja mund të jetë edhe më e fuqishme nga sa mendojmë ne. Na ndihmon të arrijmë qëllimin në punë, duke u ndihmuar nga natyra në uljen e stresit; shëron trurin tonë, na ndihmon të përqëndrohemi, na bën me krijues dhe mund të ndihmoj në kurimin e depresionit. Por përfitimet e të qenurit afër me natyrën janë të mëdha. Ata që kalojnë për një kohë më të madhe në natyrë, është e dukshme që e duan, e respektojnë dhe e vizitojnë më shumë se ata që nuk dalin në natyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi