25/11/2024/ 13:02
Marigo Posio, qëndistarja e flamurit
Autorë Biografi Shqiptarë

Marigo Posio, qëndistarja e flamurit

Nov 28, 2022
Marigo Posio, me mbiemrin e vajzërisë Poçi, lindi në Korçë, më 2 shkurt 1882 dhe vdiq në 23 gusht 1932.
Ishte e bija e priftit Kosta Poçi dhe e Lenka Ballaurit me prejardhje nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra: Urani Poçin (e martuar me Kristo Floqin) dhe Angjeliqi Poçin (e martuar me Koço Kotën, kryeministër në kohën e mbretit Zog).
Sipas Zhaneta Poçit, mbesë e Marigo Posios, Marigoja e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ia dha Ismail Qemalit.
Marigoja 18-vjeçare e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti.
Më pas, në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 x 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.
Marigoja u martua me Jovan Posion nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigo do të lindte tri vajza, Evridhiqin, Fereniqin dhe Lirinë. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe u largua nga Shqipëria.
Marigoja shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi. Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigosë.
Ajo nuk e mori “statusin e veteranit”, ashtu si shumë të tjerë. Gjatë viteve të fundit të jetës madje kishte humbur shikimin.
Vdiq e lënë pas dore dhe u harruar në vitin 1932. U varros në Manastirin e Zvërnecit, Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi