31/10/2024/ 09:21
I fuqishëm, por shtatshkurtër? Dokumenti venedikas tregon krejt të kundërtën për Skënderbeun
Autorë Biografi Shqiptarë

I fuqishëm, por shtatshkurtër? Dokumenti venedikas tregon krejt të kundërtën për Skënderbeun

Sep 4, 2023

Gjergj Kastriot – Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV).

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi europiane.

Për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë. Por, kur është fjala për personalitete që kanë lënë kaq shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe detajet më të vogla.

Gjergj Kastrioti shpeshherë është portretizuar si një njeri i fuqishëm por shtatshkurtër. A është e vërtetë kjo?

Kalaja e Krujës: Muzeu Historik Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu – Skënderbeu and the People (Janaq Paco and Genc Hajdari)

Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), ku njerëzit ishin më shtatshkurtër se sot, falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, Skënderbeu rezulton me gjatësi jo të zakontë për kohën, madje edhe për ditët e sotme.

Përllogaritjen e ka bërë albanologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”, ribotuar nga Dita.

Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).

Në këtë letër, Skënderbeu flet për porositjen e një uniforme ushtarake, dhe thotë se nuk i mjafton masa e paracaktuar:

Spiro Xega

“…ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim. Sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje. Mirëpo zotërinj, llogariteni pak më me kujdes…”

“Për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar prej 1.75 m. Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75.

Nëse atij i janë dashur qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m. Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth kësaj gjatësie” – shkruan Giussepe Valentini.

Marrë nga  Dita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi