26/11/2024/ 01:37
Thomas Edison, pioner i gramafonit
Art & Muzikë

Thomas Edison, pioner i gramafonit

Apr 9, 2021

Në vitin 1877, në Menlo Park të New Jersey-it, Thomas Edison bëri regjistrimet e tij të para në audio, në fletët e letrës me kallaj.Pas një viti, në West Orange të New Jersey-it, ai zhvilloi një mënyrë të re regjistrimi në cilindra dylli.

Gjatë viteve 1896-1897, Edisoni organizoi “Ndërmarrjen Kombëtare të Fonografisë” dhe filloi regjistrime të muzikës dhe argëtimit (thënie, fjalime, pjesë humoristike, biseda etj), në cilindra dylli. Më pas, më 1911, ai bashkoi “Kompaninë Kombëtare të Fonografisë” me disa kompani të tjera për të formuar Thomas A. Edison, Incorporated.

Një vit më pas, Thomas A. Edison Incorporated, prezantuan regjistrimet Edison Diamond Disc, i cili ishte një lloj regjistrimi fonik prezantuar nga viti 1912 deri në 1929. Ato u quajtën Pllaka Diamanti, sepse gramafoni që luante këto pllaka ishte i pajisur me një gjilpërë me majë në formë diamanti konik. Pllakat Diamond Discs (trashësia 6 mm) ishin të veçanta sepse nuk vendoseshin në gramafonë të tjerë, për shkak të gjilpërave prej çeliku që mund të dëmtonin pllakën dhe nuk mund të nxirrnin tinguj apo atë çka ishte regjistruar në to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi