- Trimi i mirë ta çan ballin!
- Trimi i mirë me shoqe shumë!
- Mos i shiko gunën, por shikoji kuletën!
- Fshati që duket, ka drita!
- Fshati që duket, s’do autobuz!
- Duaje atdheun si Donika Skëndebeun!
- Dielli i mirë duket që në mëngjes, dita e qelbur duket në darkë!
- I jep dorën, të merr orën!
- Qyli është nëna e të gjitha të këqijave, por si nënë duhet respektuar!
- Shoku i mirë njihet nga lekët!
- Guri i rëndë është për themele!
- Qentë le të lehin, ti futja vrapit!
- Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!
- Delja që ndahet nga kopeja është individualiste!
- Njeriu që vetëm për vete punon, punon një muaj dhe bën 1 milion!
- Më mirë një vezë sot, sesa një vezë nesër!
- Në çmendi! Të duket balta më e ëmbël se mjalta.
- Punën e sotme dërgoja stafit lokal për nesër!
- Në rrezik e në nevojë, secili për hesap të vetë!
- Bukë e kripë dhe zemër! Benz me RedBull dhe femër!