Angjinari dhe vetitë e tij
Angjinari është bimë e ushqyeshme, e cila rritet në vende të ngrohta si në Europën Jugore dhe në Mesdhe. Rritet e lartë deri në 2 m, duke formuar disa boçe të mëdha me ngjyrë të gjelbërt.
Është e pasur me vitaminat B dhe C, si dhe mineralet: kalcium, hekur, magnez, fosfor etj.
Angjinari mbron mëlçinë nga helmimet e krijuara nga ilaçet apo alkooli dhe bën djegien e yndyrnave në organizëm. Është një produkt, i cili ndikon në uljen e kolesterolit dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.