Fruti më i mirë i pranverës
Luleshtrydhja është fruti më i mirë i pranverës. I butë e delikat, me shije të athët, por i shijshëm dhe me aromë të këndshme. Mendohet të ketë ardhur në Britani e Francë në vitet 1400 nga Amerika Jugore, e më saktësisht nga Kili dhe Argjentina.
Ato përmbajnë antioksidantë të çmuar, të nevojshëm për parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës dhe forcojnë imunitetin. Ky frut ka kalori të pakta dhe është i pasur me fibra. Përmban vitaminat A, C, B2, B5, B6 dhe K. Si edhe mineralet bakër, magnez dhe kalium, të cilat janë jetike për trupin. Vitamina K ndihmon kockat të jenë të forta. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë njerëzit, duhet të konsumojnë çdo ditë të paktën 5 luleshtrydhe.
Nga studimet e fundit rezulton se vitamina C që ky frut përmban, lufton lodhjen. Gjithashtu parandalon leuçeminë dhe tumoret, mbron organizmin nga kanceri dhe ul rrezikshmërinë e infeksioneve.