25/11/2024/ 21:07
Përfitimet e jashtëzakonshme të pirjes së lëngut të karotës
A e dini se? Kryesore Kuriozitete Studime

Përfitimet e jashtëzakonshme të pirjes së lëngut të karotës

Apr 20, 2021

Karotat janë ndër perimet që i gjejmë me ngjyrë portokalli, ndonëse ka edhe të tjera me ngjyrë të purpurt, të kuqe, të verdhë dhe të bardhë. Mund t’i gjeni në formë të rrumbullakët e të vogla ose të gjata. Ka lëndë ushqyese dhe ndihmon për shëndet sa më të mirë dhe kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit.

Lëngu i karotës është klasifikuar si multivitaminë. Ajo përmban vitaminën A, e cila ka veti të fuqishme antioksidante, aq të rëndësishme për funksionimin normal të trupit. Gjithashtu, përmban vitaminat B, C, E dhe K. Përveç këtyre, karotat përmbajnë kripëra minerale si: kalcium, hekur, magnez, potas etj. Ndihmon në problemet e syve, ul tensionin, kalon kollën e thatë etj.

Sipas studimit të Universitetit të Hauardit, nëse përdoret 5 herë në javë, ndalon rrezikun e infarktit te gratë dhe ul bindshëm rrezikun e paralizës. Ndërsa te burrat ul 10% sasinë e kolesterolit në gjak, në rast se konsumohen 2 karota në ditë.

Vitaminat që përmbajnë karotat, ndihmojnë në pastrimin e gjakut dhe gjallëruar atë. Karotat forcon shikimin, dhëmbët dhe flokët. Gjithashtu, ndihmon në parandalimin e ulçerën në stomak. Ndërsa te fëmijët, duhet të konsumojnë një gotë me karota të freskëta në mëngjes, për të eleminuar parazitët në bark.

Dietologët thonë se karota duhet pirë në sasi të mëdha, ndoshta 1-2 litra në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi