26/11/2024/ 02:04

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand, të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës rini, pash sytë e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme që i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshur si fëmi!
Kumbimi i zanit të përplaset për qiell
dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si duem nji diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gzimplotë!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi