Si të pushoni foshnjën prej të qarave?
Foshnjet të qajnë e kanë të natyrshme, por për prindërit është e lodhshme t’i dëgjojnë. Pediatrët rekomandojnë që duhet të kuptoni se përse qan foshnja juaj dhe të filloni numërimin me veten tuaj, derisa të gjeni arsyen. Disa këshilla janë:
- Foshnja kërkon të pijë
- Kërkon të flejë
- Ndoshta duhet t’i bëni një banjë të ngrohtë.
- Vëreni foshnjën të shikojë dhe të dëgjojë rrjedhjen e ujit të çezmës.
- Vendoseni foshjen me bark në prehrin tuaj dhe fërkojini shpinën.
- Ndoshta ka ftohtë, mbështilleni me batanije.
- Ndoshta ka vapë, ndaj hiqini batanijen ose ndonjë shtresë rrobash të veshura
- Hapni fshesën me korrent
- Jepini një lodër apo diçka të re që ta shohi ose ta mbajë në dorë
- Nxirreni në ajër të pastër me karrocë
- Bëjini një xhiro me makinë
- Arti i shpërqendrimit – tregojini një veprim të ri/njerëz të rinj.
- Vendosini muzikë
- Ndoshta i bie drita/dielli në sy
- Ndoshta do të ndërrohet pelena
Këto janë disa nga opsionet që duhet të keni parasysh. Është në varësi të fëmijës suaj. Por, mos harroni. ASNJËHERË MOS E SHKUNDNI FOSHNJEN TUAJ! Quhet Sindroma e Shkundjes së Foshnjës dhe është shumë e rrezikshme. Mund të sjelli: verbim, kriza, paaftësi fizike dhe ndoshta edhe vdekjen.