30/10/2024/ 20:41
Liqeni i Shkopetit
Natyrë & Udhëtime

Liqeni i Shkopetit

Aug 10, 2021

Është një nga liqenet më panoramik që kemi.

Përveçse peizazhit (liqeni, malet, ujvara, shpella, kulla të vjetra shekullore etj), ka shumë mundësi për eksplorimin e natyrës, veçanërisht vargmali i Skënderbeut.

Liqeni është pjesë e Parkut Natyror të Ulzës.

Nëse keni mundësi ta përshkoni rrugën përgjatë liqenit me biçikletë, do e shijoni në maksimum panoramën që ofrohet.

Shëtitja me varkë dhe peshkimi me grep janë gjithashtu alternativa shumë të mira në zonë.

Mbi tunelin e Shkopetit gjenden rrënojat e kalasë së Kokmalçit, bashkëkohës i Skënderbeut, mik dhe këshilltar i tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi