Ku gjen përdorim sherebela
Sherebela (Salvia officinalis L.), është një nga bimët me përdorimin më të madh. Përdoret si bimë zbukuruese, mjekësore dhe prej saj, dalin një numri i madh vajrash esencialë. Përdoret edhe në kuzhinë.
Është bimë mjaltëse, por gjithnjë e më pak e shohim me lule tashmë, pasi grumbullimi pa kriter e ka pakësuar dukshëm habitatin e saj.
Prej shekujsh është përdorur për kurimin e sëmundjeve të gojës dhe lëkurës; prej pickimeve e gjarprit dhe insekteve. Gjithashtu edhe për rritjen e fertilitetit tek femrat.
Përdorim ka pasur edhe në kurimin e sëmundjeve mendore, dhimbjet e kokës, përmirësimin e memorjes, për flokët etj.
Romakët e quanin “bima e shenjtë” dhe e përdornin në ritualet e tyre.
Bima përmban të paktën 8 lloje acidesh (oleik, ursolik, kafeik etj…). Përmban gjithashtu flavonoidë dhe estrogjenikë).
Gjendet në toka me substrakt gëlqerorë. Është lloj i rrezikuar dhe gjendet në listën e bimëve të tilla të listës së IUCN.
Nuk rekomandohet për të sëmurët me epilepsi.
Fotot nga Llogaraja (Vlorë), 1075 m mbi nivelin e detit