26/11/2024/ 04:31
Njeriu me ngjyrë blu ekziston!
A e dini se? Kuriozitete

Njeriu me ngjyrë blu ekziston!

Aug 21, 2021

E mbani mend filmin vizatimor “Pufët”? Po filmin “Avatar”? Ata ishin të gjithë blu. E në fakt ky film i këndshëm vizatimor, nuk është thjesht imagjinatë.

Në malet Apalaha, që gjenden në Amerikën e Veriut, ndodh një paradoks mjeksor, që është kaq i pazakontë, saqë të gjithë besojnë se bëhet fjalë për mashtrim. Fotoja që shikoni ka të bëjë me njeriun që ka e ngjyrën e lëkurës blu. Është histori i çuditshme, por është sëmundje e vërtetë.

Në vitet 1800, një familje e veçuar në Kentakin Lindor me rrënjë franceze, po përjetonte një situatë shumë të çuditshme, pasi fëmijët që lindnin kishin lëkurë me ngjyrë blu. Pas martesave brez pas brezi pjesëtarë të familjes Fugeit, vazhdonin të lindnin me këtë pasojë të veçantë dhe lëkura e tyre ishte si e ngjyrosur. Ky mister i kësaj familjeje, që ka ngatërruar dhe befasuar njëkohësisht mijëra njerëz më në fund u zgjidh.

Historia filloi kur francezi Martin Fugeit, u shpërngul nga brigjet lindore të Kentakit në fillim të shek. 19. Ai u martua me një amerikane flokëkuqe, të quajtur Elizabeth Smith, e cila kishte lëkurë shumë të zbehtë. Bashkimi i tyre krijoi një mutacion gjenetik dhe fëmijët e tyre trashëguan si pasojë lëkurë ngjyrë blu. Kjo sëmundje quhet metemoglobinemia e njohur edhe si Met H dhe si pasojë zvogëlohet aftësia e transportimit të oksigjenit në gjak. Si rezultat, gjaku bëhet më i errët se sa ai që ndeshim zakonisht në venat e njerëzve.

Mqs familja Fugeit jetonte në një zonë kaq te veçuar, ajo martohej brez pas brezi me familjen fshinjë. Kjo do të thotë se shkëmbimi i varfër i geneve ndikonte të shfaqej më shpejt Met H. Kjo familje u zbulua për herë të parë në vitin 1958, kur një prej meshkujve blu, pasardhës i familjes Fugeit, Luc Cobs, e shoqëroj bashkëshorten e tij të bardhë në spitalin e Kentakit. Aty mjekët u interesuan më shumë për të, se sa për bashkëshorten e sëmurë. Përveç ngjyrës së lëkurës, ata nuk kanë probleme të tjera shëndetësore të shkaktuara nga ky çrregullim gjenesh. Në vitin 1980 u gjend edhe terapia.

Kështu, njerëzit me lëkurë blu, pinë një substancë kimike po blu, kjo substancë e kthen ngjyrën e gjakut në ata normale dhe ndryshon tonin e ngjyrës së lëkurës. Por, zgjidhja jepet vetëm për një ditë, kjo do të thotë se substanca kimike duhet
të pihet çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi