31/10/2024/ 09:25
Alban quhesh kur je nga Nju Jorku, Skocia, Shqipëria apo….?
Kuriozitete Studime

Alban quhesh kur je nga Nju Jorku, Skocia, Shqipëria apo….?

Aug 22, 2021

Toponimi i emrit Alban ka disa vendndodhje gjeografike; Shqipëria e tanishme, Skocia dhe Kaukazi shekuj më parë.

Territori i quajtur Alban apo Albanët e Kaukazit, sot quhet Kaukaz dhe është pjesë e Azerbajxhanit dhe Taxhikistanit të jugut. Sot në këtë territor, gjenden disa kisha, tempuj dhe katedrale, që mbajnë emrin Albania. Në të gjitha këto, gjenden simbolet të fiseve Ilire dhe Dardane.

Skocia dikur thërritej Alba. Mendohet se ishte shkurtim i emrit Albion, që e kishte Britania. Këtë e citon edhe Shekspiri në librat e tij.

Mendohet se ky emër emigroi në Nju Jork, prej Dukës Skocez të Albës. Kur kolonia Holandeze u pushtua nga anglezët në vitin 1664, emrin Beverwijck ndryshoi në Albany, në nder të Dukës së Albanit. Ky ishte titull skocez i dhënë që nga viti 1398, përgjithësisht tek djemtë e dytë të Mbretërve Skocez.

Albany është një nga vendbanimet më të vjetra europiane të mbijetuara, nga 13  kolonitë fillestare dhe emri i qytetit që vazhdon të privilegjohet më gjatë në Shtetet e Bashkuara.

Me emrin Albany, sot gjenden 34 qytete apo komuna në të gjithë botën, 28 prej të cilave gjenden në SH.B.A.

Qytetet në SH.B.A.

Albany, Kalifornia
Albany, Gjeorgjia
Albany, Ilinois
Albany Komunë, Ilinois
Albany, Indiana
Albany, Ajoua
Albany, Kentucki
Albany, Louiziana
Albany, Qarku, Main
Albany, Minnesota
Albany, Qarku, Minesota
Albany, Missouri
Albany, Qarku, Nebraska
Albany, New Hampshire
Albany, Nju Jork (kryeqyteti)
Albany, Ohajo
Albany, Oklahoma
Albany, Oregon
Albany, Tenesi
Albany, Teksas
Albany, Vermont
Albany (fshat), Uiskonsin
Albany, Qarku, Nju Jork
Albany, Qarku, Uioming
Albany Komunë, Green County, Uiskonsin
Albany, Pepin, Uiskonsin
Albany (fshat), Berks County, Pensilvani
Albany (fshat), Bradford County, Pensilvani

Qytete në botë
Albany, Australia Perëndimore
Nju Albany, Nova Scotia, Kanada
Albany, lagjie në Ishullin Prince Edward, Kanada
Albany, Ontario, Kanada
Albany, Zealanda e Re
Albany, Africa e Jugut

Rrugë të shumta gjenden në SH.B.A., Britani, Kanada etj.

Në Britani kemi këto të dhëna përsa i përket numrit të popullsisë që mbante emrin Alban:

1841: 45 meshkuj
1851: 67 meshkuj, 3 femra
1861: 54 meshkuj, 1 femra
1871: 105 meshkuj, 2 femra
1881: 131 meshkuj
1891: 213 meshkuj, 1 femra
1901: 278 meshkuj
1911: 249 meshkuj

Pas vitit 1930 përdorimi i emrit u zbeh. Në vitin 1996 regjistrohen 11 njerez me emrin Alban në Angli dhe Uells.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi