Mos thuej rrena kurr, o fëmi,
E gjithmonë t’i kesh në mëni.
Nji ndëshkim a fort ma mirë
Se rrenacak ndokush me t’thirrë
Mos t’shkojë mendja se me rrena
Fajin tand e fsheh përmbrenda;
S’vonon dita, gja s’e ndal,
E n’fushë rrena ka me dalë.
Por veç marrja ka me t’mbeteë
E kund besë nuk ke për t’gjetë.
Edhe t’.drejtën n’qoftë se e thue,
Për rrenacak kanë me t’kujtue.