26/11/2024/ 02:02
Ilirët janë përmendur si mjeshtër në kultivimin e kësaj bime
A e dini se? Kuriozitete Studime

Ilirët janë përmendur si mjeshtër në kultivimin e kësaj bime

Jan 22, 2022

Shega është frut me lëng të ëmbël dhe aromë të veçantë. Është një nga dhuratat që ilirët janë përmendur si mjeshtër në kultivimin e kësaj bime, e faktuar kjo në veprën e Virgjilit “Gjeorgjikat” dhe librin “Ilirët dhe Iliria”. Ata e përhapën më pas në Romë, Francë, Afrikën Veriore etj. Ka mjaft vlera ushqyese e në veçanti kuruese.

Vlerat kuruese janë mjaft të thjeshta në përgatitje dhe për më tepër nuk japin efekte anësore dhe të dëmshme për njeriun. Lëngu i shegës mund të quhej si lëng i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur rrezikun për t’u prekur nga arterio skleroza. Efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substancat oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Lëngu i shegës përmban antioksidantë të fuqishëm, mesatarish 12% sheqer, acide organike, peptinë, vitaminë C etj. Vetëm pas 30 min të marrjes së lëngut, aktiviteti ynë rritet me 32%. Gjithashtu, lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmimet e organizmit dhe jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë.

Shega është frut që përveç se vlerave shëndetësore që mban, ka veti të lehtësoj dhimbjet dhe kontraktimet e mitrës te një grua gjatë proçesit të lindjes së fëmijës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se shega përmban materie, të cilat mund të luajnë rol të rëndëisshëm në mbrojtjen e kancerit të gjirit. Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar studime të reja, në mënyrë që të shfrytëzohet sa më shumë potenciali i shegës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi