Reçel luleshtrydhesh (dredhëza)
Është reçeli më i dashur i verës. Përgatitet fare lehtë.
Në fillim lahen 1 kg luleshtrydhe (ose më shumë, sipas dëshirës suaj). Më pas i ndani në copa më të vogla.
Për 1 kg luleshtrydhe, duhen 650gr sheqer. Hidhen në tenxhere dhe lihen 45min në zjarr mesatar.
Luleshtrydhet nuk kërkojnë ujë, sepse kanë përmbajtje të lartë uji. Duhet të bëhet një masë e njëtrajtshme dhe më pas e heqim tenxheren nga zjarri.