31/10/2024/ 07:16
Karl Gega, inxhinieri shqiptar që mahniti botën me ndërtimet e tij
Autorë Biografi Kryesore Shqiptarë

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që mahniti botën me ndërtimet e tij

Apr 12, 2021

Karl Gega, një nga njerëzit që mahniti Europën dhe botën e qytetëruar, lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venecia (dikur Venedik) dhe ndërroi jetë më 14 Mars të vitit 1860 në Vjenë.

Ishte inxhinieri me origjinë shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri. Ai studioi në Padova të Italisë, ku edhe mori titullin Doktor i Shkencave Matematikore. Karrierën e filloi si inxhinier në pjesën e Italisë verilindore dhe ndërtoi rrugë e ujësjellës në Venecia.

Në vitin 1842, Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë jugun e shtetit Austro-Hungarez. Ndër të tjera, ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’Alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo, hekurudhën Vjenë-Graz-Trieste dhe hekurudhën e Semmeringut. Kjo e fundit mbetet si një nga veprat me të hershme dhe më të shquara të hekurudhave në Europë.

Në Semmering u hap dhe një tunel malor me gjatësi 1430m. Tuneli që përshkonte malin, llogaritej nga bashkëkohësit e tij si shumë i rëndë dhe i pamundur. Pas mbarimit të saj në vitin 1854, ai fitoi titullin Rihter, që do të thotë Kalorës.

Në vitet 1853-54, Gega planifikoi të gjithë rrjetin e hekurudhave  në monarkinë Habsburge. Por, ndërtimi i hekurudhës së Semmeringut i kushtoi jetën Gegës, pasi rivalët thurën fjalë se tuneli i projektuar prej tij do të dështonte. Ndaj ai, vrau veten para se tuneli të përfundonte. Pas vdekjes së tij, punimet vazhduan dhe tuneli përfundoi me sukses.

Në stacionin e Semeringut, në shenjë respekti për veprimtarinë e Karl Gegës, është ngritur një vepër skulpturore. Ceremonia fetare u zhvillua në Katedralen kryesore të Vjenës në Shën Stefan, kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it në Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi