26/11/2024/ 01:32
Fjalë të urta popullore përshtatur kohës
Argëtim Barcoleta

Fjalë të urta popullore përshtatur kohës

Apr 19, 2021
  • Trimi i mirë ta çan ballin!
  • Trimi i mirë me shoqe shumë!
  • Mos i shiko gunën, por shikoji kuletën!
  • Fshati që duket, ka drita!
  • Fshati që duket, s’do autobuz!
  • Duaje atdheun si Donika Skëndebeun!
  • Dielli i mirë duket që në mëngjes, dita e qelbur duket në darkë!
  • I jep dorën, të merr orën!
  • Qyli është nëna e të gjitha të këqijave, por si nënë duhet respektuar!
  • Shoku i mirë njihet nga lekët!
  • Guri i rëndë është për themele!
  • Qingji i urtë pi ilaçe!
  • Qentë le të lehin, ti futja vrapit!
  • Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!
  • Delja që ndahet nga kopeja është individualiste!
  • Njeriu që vetëm për vete punon, punon një muaj dhe bën 1 milion!
  • Më mirë një vezë sot, sesa një vezë nesër!
  • Në çmendi! Të duket balta më e ëmbël se mjalta.
  • Punën e sotme dërgoja stafit lokal për nesër!
  • Në rrezik e në nevojë, secili për hesap të vetë!
  • Bukë e kripë dhe zemër! Benz me RedBull dhe femër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi