Korfuzi me emra ilir
Korfuzi, ishull çam në detin Jon, ka sipërfaqe 592,877 km² dhe popullatë 107 879 banorë (sipas regjistrimit të 2001), prej të cilëve rreth 36 000 banorë jetojnë në Korfuz. Është 3 km larg Sarandës.
Në lashtësi quhej Feak, vendasit feakas. Në 2007, qyteti i lashtë është futur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKOS. Në veri është malor, në qendër i valëzuar dhe në jug i ulët. Istëma zgjatet nga perëndimi në lindje me majën 906 m. Ka Gjirin Gjergji në veriperëndim dhe ishullin Vido, i cili duket nga Saranda.
Plazhe ka në Gordi, Gorica, Gjergji, Maratia, Sidari, Paliokastra e shumë të tjera. Ka ndërtime nga lashtësia ilire. Homeri tregon për shtatë bimët e kopshtit të mbretit Alkinou: ulliri i egër e i butë, dardha, shegë, mollë, fik dhe rrush. Tani rriten edhe portokalle e banane. Gjiri Gorica është në të majtë dhe porti në të djathtë. Qyteti i vjetër rritet brenda fortifikimit pellazgoilire me rrugë të ngushta kalldrëmi, dredha- dredha. Varri monumental i Menelaut, është në Gjirin e Kastradës. Nën kodër ndodhen mbetjet e tempullit të Poseidonit, vëllait të Zeut. Tempulli i Kasiopesë ruhet në fshatin Kasiope, ndërsa tempulli i Zeut, ku bëheshin kremtimet, është zhdukur. Statuja e Akilit, heroit mitik çam u ndërtua nga Perandoresha austriake Sisi, në 1890. Atje ka skena të Luftës së Trojës. Nëna e Akilit, Teti (deti), ishte zote. Mbreti Pirro i Epirit (Çamërisë) u nis nga Korfuzi për të çliruar ilirët e jugut nga romakët. Mbas vdekjes së Pirros, Korfuzi kaloi në duar të mbretërve të tjerë çam dhe maqedonasve ilirë. Pas më shumë se dy shekuj nën sundimin norman në 1214-1259 u krijua sundimi i Çamërisë. Në tempullin e Artemisës, në gjirin Gorica, u gjetën materiale që tregojnë për ndikimin e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë ilire në kulturën e Pakistanit. Hekuri (grekët e kthyen në Herkul) në Korfuz me nimfën Melita, patën fëmijë Yllin. Korfuzi është vendi ku u strehuan Argonautët. Homeri përshkruan ishullin feakas të Korfuzit, në ngjarjen e rrezikshme detare të Udhëseut (grekët e quajtën Odise, latinët Ulikës). Në Korfuz shërbejnë me prodhime mishi, djathi, gjalpi, sallam derri, sallo me salcë aromatike nga lëkura e portokallit, rigon, trumzë dhe bimë të tjera aromatike vendase. Emra krahinash: Guroni, Mesi, Fajkoni, Korfuzi e tjerë. Marrë nga revista “Rreth e Rrotull”