26/11/2024/ 01:28
Qafa e Thores dhe Shtegut të Dhenve, Bogë, Shkodër – nga Alona Eltari
Natyrë & Udhëtime

Qafa e Thores dhe Shtegut të Dhenve, Bogë, Shkodër – nga Alona Eltari

Apr 20, 2021

Vendtakim me natyrën dhe veçanërisht me malin, është Boga në Shkodër. Këtë udhëtim mund ta bëni brenda ditës, pasi bujtinat pritëse janë larg nga nisja e shtegut për në mal.

Fshati i Bogës i përket Malësisë së Madhe. Nëse niseni nga Tirana, do të duhet rreth 2 orë e gjysmë me ndalesa, për të vajtur në fillim në Shkodër dhe më pas do të merrni rrugën për në fshatin Bogë (fushë Okol). Ky udhëtim është i përshtatshëm për të gjithë ata që bëjnë ecje në natyrë dhe terreni nuk është i vështirë.

Rruga që do të përshkruani në këmbë do të kaloj nga fshati Okol dhe më pas do të shkoj midis Qafës së Thores (Tërthores) e deri në Qafën e Shtegut të Dhenve që është rreth 2000m lartësi. Zbritja do të jetë nga po i njëjti shteg.

E gjithë ngjitja dhe zbritja bashkë me ndalesat shkon rreth 5 orë, nëse ecja bëhet me shpejtësi mesatare.

Me këtë përllogaritje, do të thotë se në Tiranë do të jeni rreth orës 21:00.

Për ata që e kanë për herë të parë dhe mund të keni fobi lartësitë, duhet të keni parasysh që hera-herës shtigjet janë rrëzë malit.

Mali mund të ngjitet në të gjitha stinës e vitit, por nëse ditë më parë moti ka qenë me rreshje shiu ose bore, do ta keni të vështirë për ta ngjitur. Gjithashtu, nga rreshjet e mëdha, mund edhe rrugët të jenë të bllokuara. Për mendimin tim, më mirë do ishte ta bëni këtë ngjitje një herë tjetër.

Veshja sigurisht do të jetë specifike. Këpucët e malit, pantallonat dhe xhaketat kundër erës dhe shiut duhet të jenë të domosdoshme. Në çantë do të duhet të keni një shishe ujë 1.5 litra, ushqime, fruta dhe fruta të thata.

Nëse shkoni me mot të mirë do të keni parasysh të merrni krem për diellin, e nëse e bëni udhëtimin në stinën e dimrit do të merrni mushama, që të jeni të përgatitur në rast shiu ose bore.

Mos harroni të bëni foto edhe florës së larmishme të vendit tonë.

Vendi ishte i mrekullueshëm për ecje dhe ajër të pastër.

Uroj të kaloni sa më bukur!

P.s. Unë këtë udhëtim e kam bërë në dimër, ndaj publikova foto me borë.

Alona Eltari – travel blogger

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi