26/11/2024/ 03:28
Vetitë çudibërëse të borzilokut
Kuriozitete Studime

Vetitë çudibërëse të borzilokut

Apr 20, 2021

Borziloku është bimë barishtore me lule të bardha e me gjethe të vogla me aromë të këndshme. Zakonisht, mbillet në saksi, ose në oborret e shtëpive. Kjo bimë e ka origjinën nga India, por përdoret gjerësisht në kuzhinën Italiane.

Përmban vitaminat A, B, C, E dhe shumë vitamin K. Gjithashtu, përmban kripëra minerale si: kalcium, hekur, magnez, zink etj. Ai ndihmon në mbajtjen larg të infeksioneve virale, si edhe parandalimin e etheve. Përdoret zakonisht për infeksionet e kanaleve të frymëmarrjes, nxirjeve apo mavijosjeve, kollën kronike, është shërues i plagëve etj.

Borziloku hap oreksin, përmirëson tretjen dhe përdoret gjerësisht në sëmundjet e veshkave. Për të gjitha këto, ai shërbehet si çaj. Përdorimi i borzilokut në gatime, ndihmon edhe kundër azmës, diabetit dhe forcon memorien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi