Arkeomuzikologjia – Nga Ndoc Kolë Kodheli
Arkeomuzikologjia është shkenca e re, që zbulon traditat muzikore të lashtësisë. Nëpër lliri janë zbuluar të dhëna të shumta nga kohët e lashta, si: përmendore, mozaike, trupore, monedha, enë të skalitura dhe të pikturuara me pamje muzikantësh dhe valltarësh.
Këto dëshmojnë për zhvillimin e hershëm kulturor, artistik, ekonomik dhe për vendin që zinte muzika në jetën e stërgjyshërve tanë.
Ata kishin kultin “e muzave” (bijave të Zojzit, kryezotit të pellazgëve) dhe të Apolonit (Zoti i arteve, mbrojtës i poezive, muzikës e këngës dhe i qyteteve. Apoloni ishte bir i Zojzit dhe i Latonës).
Mendohet se fjala muzikë ka rrjedhur nga fjala “muzë”. Madje albanologu i njohur G. Hahni ka shprehur bindjen, se edhe ·emri i tushes së Myzeqesë, ku banonte fisi i Taulantëve, rrjedh nga fjala “muze”.
Muzikë në Pellazgji dëgjohej në tempujt fetare, teatro, odeone dhe sheshe argëtimi, në banesa dhe lëndina, pranë krojeve dhe pyjeve, duke u pleksur më shumë anë të jetës, si pjesë e dokeve në lindje, në fejesa, në dasma, në festa bujqësore dhe në ato blegtorale. Në çdo flijim, për të nderuar ose për të falenderuar hyjnitë, deri në ato mortore, shoqëroheshin me muzikë.
Fig 1. Janë tri nimfa vallëzuese në monedhën e prerë të punishtes së Apolonisë (shek. IV- Ill para erës së re). Ata kërcejnë rreth zjarrit të nimfeut, ku digjej zjarri shekullor i gazit dhe i naftës së Mallakastrës.
Fig 2. Lirë me guaska breshke (shek. Ill para erës së re). Këtë vegël parapëlqente Apoloni. Apolonianët e zgjodhën lirën si emblemë të qytetit. Lira ishte vegla kryesore në edukimin muzikor të të rinjve. Me sasi të shumta tingujsh të ëmbël ajo përdorej veçanërisht në mjedise të mbyllura dhe në gosti.
Fig 3. Paraqitet Pani, duke i rënë veglës frymore të përbërë nga disa rreshta, të cilat kishin tyta prej kallami me gjatësi të ndryshme. Secila nga ato nxirrte tinguj të veçantë. Pani ishte hyji stërgjyshor pellazg. Ai ishte krijuesi i kësaj vegle shumë të përhapur në atë kohë, ndaj quhet “Fyelli i Panit”. (Reliev prej mermeri shek. III para erës së re).
Fig 4. Truproja prej bronzi (shek. V para erës së re) gjetur në Apoloni paraqet vallëzim të vrullshëm, duke theksuar ritmin me veglën, që mban në dorën e djathtë. Ajo kishte elemente të ngurta (druri, kocke, briri ose metali), që përplaseshin mes tyre. Kjo përdorej sidomos në kremtime, kryesisht nga femrat (sipas Homerit, Herodotit etj). Në pikturat e lashta edhe nga hokatarët.
Fig 5. Muzika, poezia dhe vallëzimi
Nga Ndoc Kolë Kodheli. Marrë nga revista “Rreth e Rrotull”