Nëse 3 mace, hanë 3 minj për 3 minuta. Po 30 mace, sa minj do të hanë për 30 minuta?
Zgjidhje: Mos u nxito të thuash 30 minj. Kjo është e gabuar, mbasi kemi varësi të drejtë në mes të numrit të maceve dhe kohës, por edhe në mes të numrit të maceve dhe minjve që ato hanë. Rrisim numrin e maceve nga 3 në 30, dmth 10 herë. Për rrjedhojë, rritet 10 herë numri i minjve që ato hanë, pra 3 x 10 = 30. Rrisim kohën nga 3 në 30, pra 10 herë. Përsëri rritet numri i minjve nga 30 në 30×10 = 300 minj.