Mbi tryezë keni dy gota me te njëjtën madhësi. Të dyja kanë sasi të njëjtë: në gotën A ka lëng të kuq rrushi, ndërsa në gotën B lëng të bardhë rrushi.
Marrim një lugë plot nga gota A me lëng të kuq rrushi dhe e derdhim në gotën B me lëng të bardhë dhe e përziejmë mirë e mirë. Pastaj marrim një lugë plot me këtë përzierje në gotën B dhe e derdhim në gotën A. Edhe këtë e përziejmë mirë e mirë. Atëherë, a ka në gotën A më shumë lëng të bardhë rrushi se sa lëng të kuq në gotën B?
Zgjidhje: Ta zëmë se në çdo gotë, po i quajmë “e kuqja” dhe “e bardhja”, ka nga 100 cl lëng rrushi dhe dhe luga mban 10 cl. Në fillim morëm 10 cl lëng të kuqe dhe e derdhëm në 100 cl me lëng të bardhë. Kjo u bë 110 cl, pra 10 pjesë e bardhë dhe 1 pjesë e kuqe e rrushit ose 11/10 lëng i përz1er.
Nëse marrim nga kjo sasi (11/10) 10 cl do mbeten në gotën e lëngut të përzier 10/10.
Tani, për shkak të derdhjes së dytë, sasia e lëngut të rrushit është e njëjtë në të dyja gotat.