Anija transoqeanike britanike “Albania” e vitit 1910 – nga Armand Plaka
Transoqeanike e përdorur për linjat e transportit të pasagjerëve, sidomos në tregun imigrator transatlantik Britani e Madhe – Kanada dhe SHBA në vitet 1910-1920, nën emrin “Albania”.
Edhe pse i përkohshëm (nga viti 1911 deri në 1912), këtë emër ajo e mbajti pikërisht në vitet kur ëndrra amerikane kishte pushtuar zemrat e të gjithë europianëve dhe ishte në këtë kuptim një bashkëudhëtare e Titanikut të famshëm.
Përshkonte linjën e famshme Southampton-Halifax (Nova Scotia në Kanada).
Ishte ndërtuar në fakt në vitin 1900 dhe shërbeu plot 30 vjet (para se të shkonte për skrap) duke njohur minimalisht 4-5 emra dhe ndërruar disa pronarë.
Nuk dihet saktësisht nëse emri i saj lidhet me Shqipërinë, pasi mendohet se mund të lidhet me toponime antike skoceze, ku Albania është versioni i latinizuar i Albany, që e gjejmë sot edhe në SHBA, – shkruan studiuesi Armand Plaka në një postim të ditës së sotme, në Facebook.