25/11/2024/ 23:45
Albert Ajnshtain dhe historia e pashaportës shqiptare
Autorë Biografi Të huaj

Albert Ajnshtain dhe historia e pashaportës shqiptare

Dec 4, 2021

Albert Ajnshtain lindi me 14 mars 1879 në Ulm të Gjermanisë, në një familje hebreje. Në fëmijëri ishte i mbyllur dhe filloi të fliste vonë, duke pasur vështirësi në mësim dhe lexim.

Ishte fizikant dhe cilësohet si një ndër shkencëtarët më të rëndësishëm të shek. 20. Ai përcaktoi “Teorinë e Relativitetit” dhe dha ndihmesë të madhe në fushën e mekanikën kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë.

Në v. 1921, fitoi çmimin Nobel në fushën e fizikës, për shpjegimin e efektit fotoelektrik, që ndihmoi në ndërtimin e radios dhe televizionit.

Historia e jetës së tij thuhet se lidhet edhe me Shqipërinë, ku prej saj ai mori pashaportën shqiptare për t’u larguar më pas në Zvicër dhe SH.B.A. Sipas kujtimeve të doktorit të mbretit Zog I, Dr. Jani Basho, i cili kishte mbaruar universitetin në të njëjtën kohë me Ajnshtainin në Gjermani, ndaj edhe njiheshin prej vitesh; thuhet se këtij të fundit i ishte marrë pashaporta gjermane prej nazistëve dhe ishte dëbuar nga Vjena në vitin 1931. Ndaj doktori ndërhyri dhe mbreti Zog I, në prill të vitit 1931 fton Ajnshtainin në Shqipëri dhe e pajis atë me pashaportë shqiptare, që ai të udhëtonte i lirë. (Kjo histori vjen nga arkivat e Ajshtainit, në Universitetin e Herbrenjve në Jeruzalem).

Ajnshtain punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Europa në vitin 1933, kur erdhi në pushtet Adolf Hitler. Fizikanti u vendos në Nju Xhërzi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi punën shkencore. Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtaini i shkroi presidentit të SH.B.A., Frenklin Rusvelt, në vitin 1939, për të nxitur shtetin Amerikan të prodhonte bombën bërthamore, përpara Gjermanisë.

Albert Ajnshtain ndërroi jetë më 18 prill 1955.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi