25/11/2024/ 21:23
Qyteti Ilir i Dimalit dhe zbulimet e deritanishme
Histori & Gjeografi Kuriozitete Studime

Qyteti Ilir i Dimalit dhe zbulimet e deritanishme

Dec 5, 2021

Qyteti ilir i Dimalit, afër kalasë së Krotinës në Berat, mendohet se është banuar para shek. V p.e.s. Zbulimet arkeologjike tregojnë se vendbanimi i këtij qyteti ka qenë në një sipërfaqe më të vogël në shekujt e V-IV p.e.s., të përqëndruar kryesisht në pjesën e sipërme të kodrës, e cila u fortifikua në shek. IV p.e.s.

Kulmi i zhvillimit të qytetit antik mendohet të ketë qenë gjatë viteve të fundit të shek. III-II p.e.s. Në kufirin perëndimor të kodrës, gërmimet e vitit 2011, e nxorën në dritë themelet e një tempulli. Në veri u zbuluan rrënojat e një ndërtese të vjetër me formë katër këndorë. Zbulimi tjetër i kësaj qendre ishte edhe teatri i Dimalit, i cili doli tërësisht papritur. Ai përbën teatrin e shtatë antik të njohur në territorin e Shqipërisë.

Objekte të tjera të gjetura në gërmime janë sasi të konsiderueshme amforash cilësore dhe enësh të tjera, të cilat dëshmojnë se popullsia e Dimalit jo vetëm ishte e lidhur ngushtë me shkëmbime rajonale, por edhe ndërkombëtare të produkteve të tyre.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se gjatë shek. I p.e.s., qyteti i Dimalit nis të përjetoj rënien e tij derisa braktiset përfundimisht në periudhën e Augustit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi