31/10/2024/ 09:19
Historiku i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
A e dini se? Kuriozitete

Historiku i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Dec 31, 2021

Festa e Vitit të Ri është mbrëmja festive e ndërrimit të viteve, pra 31 Dhjetor në mesnatë sipas kalendarit Gregorian. Kjo festë lidhet me pemën e vitit të ri dhe shpërndarjen e dhuratave, sidomos për të vegjlit. Ata gjithmonë mendojnë se dhuratat i sjell Babagjyshi i Vitit të Ri dhe i lë ato afër pemës së zbukuruar. Po si është historia e dhuratave dhe e pemës në të vërtetë?

Origjina e pemës vjen nga ritet e lashta pagane dhe më pas është përhapur kudo. Ishte Shën Nikolla ai që njihet në histori si njeriu që bënte dhurata dhe i shpërndante ato. Në botë njihet me emrin Santa Klaus, ndërsa në Shqipëri si Plaku i Vitit të Ri, ndryshe Babadimri ose Babagjyshi. Mendohet të ketë vdekur me datë 6 Dhjetor dhe ndaj në këtë datë njerëzit vendosin pemët në shtëpitë e tyre.

Shkrimtarët dhe artistët transformuan peshkopin në një figurë me mjekër të bardhë, pallto dhe kapuç. Asnjëri nuk e di si kali i bardhë i Shën Nikollës, të jetë transformuar në grup drerësh. Mirëpo në një libër të shek. XXI, tregohet një ilustrim në të cilin ai shfaqet vetëm me një dre. Në vitin 1882, shkrimtari Clement Clarke Moore shkruajti një poezi për fëmijë mbi Santa Klaus, në të cilën përshkroi 8 drerë, duke i vënë të gjithëve emra. Në Suedi ai paraqitet i rrethuar me kaproj.

Për Babilonasit, Viti i Ri fillonte me lindjen e tokës, d.m.th. me pranverën. Romakët e festonin këtë ditë më 1 Mars, pasi kalendari i tyre ishte i sinkronizuar me diellin. Ndërsa Jul Çezari në v. 46 p.e.s. krijoi kalendarin që stabilizonte fillimin e Vitit të Ri, pra ditën e parë të vitit më 1 Janar. Në këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin për dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë dhe gjëra të tjera që ishin vetëm për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte edhe imazhi i Deas që kishte të njëjtën domethënie.

Në vitin 1852, ishte Papa Gregori i XXIII, ai që stabilizoi kalendarin me përdorim universal, duke bërë që Viti i Ri të festohet si tani.

Festimi i ndërrimit të viteve, tani më është paradë e vërtetë ekonomike. Shtetet gjithmonë e më shumë tregojnë idejimet e tyre dhe prej disa vitesh kanë filluar të zhvillohen festat e fishekzjarrëve si një shoqëruese shumë e mirë dhe plot ngjyra.

Në vendin tonë kjo festë shoqërohet me darkën tradicionale me gjelin e Vitit të Ri, përsheshin dhe ëmbëlsirën e bakllavasë dhe shportat me fruta. Nuk mungojnë as dhuratat dhe urimet “Nga mot gëzuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi