24/11/2024/ 19:17
Peaks of the Balkans – Udhëtim mahnitës nëpër male – nga Alona Eltari
Kryesore Natyrë & Udhëtime

Peaks of the Balkans – Udhëtim mahnitës nëpër male – nga Alona Eltari

Dec 31, 2021

Të gjithë kemi dëshirë të bëjmë një udhëtim të gjatë, diku nëpër male. Është ushtrim i mirë, si për trupin edhe për mendjen. Kjo të çlodh duke parë vende me panorama shumë të bukura, por njëkohësisht në shtëpitë pritëse, mësojmë të gatuajmë ushqime të reja. Nëse jeni duke kërkuar këtë gjë, ju mund të bëni një udhëtim që është në formën  e një elipsi, e që quhet “Peaks of the Balkans – Majat e Ballkanit”.

Për të bërë këtë udhëtim duhet të jeni të përgatitur fizikisht, sepse nuk është aq e thjeshtë. Ju duhet të ecni çdo ditë, minimumi 8 orë në ditë dhe terreni hera-herës është shkëmbor dhe tepër i vështirë.

Peaks of the Balkans janë quajtur 192 km, përgjatë kufijve të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe rrugëve malore përgjatë Bjeshkëve të Nëmuna.

Këtë udhëtim mund ta bëni vetëm ose me guidë. Rrugët janë të shënuara mirë nëpër shtigje, por kujdes sepse terreni është tepër shkëmbor.

Ushqimet bio janë të bollshme në çdo shtëpi pritëse, sigurisht që në çdo tryezë nuk mungon buka e përgatitur vetë, frutat dhe perimet e freskëta nga bahçet dhe rakia – pija tradicionale shqiptare. Dreka jepet e paketuar me vete për të vazhduar udhëtimin e në darkë për të mbërritur në një tjetër shtëpi pritëse.

Nëse dëshironi që të jeni të lirshëm për gjatë ditëve, apo nuk mundeni dot të ecni, çantat mund t’i transportoni me kuaj.

Ky udhëtim këshillohet të bëhej nga muaji maj deri në shtator, pasi në muajt e tjerë bora nuk do t’iu lërë ta shijoni shumë pamjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi