24/11/2024/ 19:17
Merlin Monro dhe thëniet e saja më të famshme
Autorë Të huaj Thënie & Fjalë të urta

Merlin Monro dhe thëniet e saja më të famshme

Feb 14, 2022

Merlin Monro ishte ikona e kinematografisë të vitete 50-të. Disa nga thëniet e saja më të famshme për jetën, dashurinë dhe famën, po i citojmë më poshtë. Ajo jep mesazhe me pozitivitet dhe inkurajon femrat.

  • Qeshni, sepse jeta është e bukur dhe vijnë kaq shumë të qeshura prej saj. (1956)
  • Një vajzë e mençur i njeh kufijtë e saj, një vajzë e zgjuar e di që nuk ka. (1953)
  • Gjithçka është krijuar për t’u besuar, apo jo? (1955).
  • Fama është si havjari. Është mirë të ushqehesh, por jo në çdo vakt. (1954)
  • Duhet të gjithë të mësojmë të jetojmë, përpara se të moshohemi. (1951)
  • Në qoftë se jam krenare për diçka në jetën time, është se nuk kam qenë ndonjëherë e mbajtur. (1953)
  • Përpiqem të gjej vetveten. Ndonjëherë nuk e kam të lehtë. (1952)
  • Miliona njerëz jetojnë gjithë jetën e tyre duke mos gjetur vetveten. Është diçka që duhet ta bëj edhe unë. (1954)
  • Frika është kot. Kështu është edhe pendesa. (1953)
  • Në qoftë se do të ndiqja të gjitha rregullat, nuk do të shkoja gjëkundi. (1953)
  • Të ëndërrosh të bëhesh aktore, është më e bukur se sa të jesh në të vërtetë. (1947)
  • Nuk dua të fitoi para. Dua të jem e mrekullueshme. (1950)
  • Kthehem vetvetja, kur jam vetëm. (1953)
  • Unë sfidoi gravitetin. (1954)
  • Jam egoiste, e padurueshme dhe shpesh e pasigurt. Bëj gabime, jam pakontroll dhe në disa raste e vështirë për të më duruar. Por nëse nuk më duron në ditën e mia të këqija, atëherë nuk i meriton ditët e mia më të mira. (1949)

  • Dashuria e vërtetë është njeriu që ju emocionon vetëm duke ju prekur kokën ose duke i  buzëqeshur syve tuaj – ose thjesht duke ju parë. (1956)
  • Në qoftë se arrini të bëni një vajzë të qesh, ajo do të bëjë gjithçka për ju. (1952)
  • Më mirë të jesh vetëm dhe i palumtur, se sa i palumtur dhe me dikë. (1953)
  • Burrat që mendojnë se marrëdhëniet e kaluara të dashurisë së një gruaje pakësojnë dashurinë e saj për të, zakonisht janë budallenj dhe të dobët. (1953)
  • Një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë, është se jam grua. Kështu duhet të ndihen të gjitha femrat. (1953)
  • Papërsosmëria është bukuri, çmenduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh absolutisht qesharak, sesa absolutisht i mërzitshëm. (1960)
  • Një grua e ndjen me intuitë ose instinkt se çfarë është më e mira për të. (1954)
  • Hollivudi është vendi ku të paguajnë me mijëra dollarë për një puthje dhe pesëdhjetë cent për shpirtin tuaj. (1950)
  • Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo mund të pushtojë botën. (1958)
  • E vërteta është se unë kurrë nuk kam mashtruar askënd. I kam lënë burrat ndonjëherë të mashtrojnë veten. (1953)
  • Unë jam e mirë, por jo ëngjëll. Unë bëj mëkat, por nuk jam djalli. Jam thjesht një vajzë e vogël në këtë botë të madhe, duke u përpjekur të gjej dikë që të më dojë. (1954)
  • Ne jemi të gjithë yje dhe meritojmë të shkëlqejmë. (1954)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi