31/10/2024/ 09:33
Dy bandat e para shqiptare muzikore në SH.B.A.
A e dini se? Kuriozitete

Dy bandat e para shqiptare muzikore në SH.B.A.

Jun 22, 2022
Në foto, banda e parë shqiptare muzikore “Queen Sophia”, e organizuar nga shqiptarët  Jamestown N.Y në vitin 1915, nën drejtimin e Thomas Vishnja.
Komuniteti shqiptar i vendosur në SHBA, pavarësisht se ishte integruar mirë në shoqërinë amerikane, karakterizohej nga dëshira për t’i mbajtur të gjalla lidhjet midis njëri-tjetrit. Organizoheshin në forma të ndryshme, duke u bërë pjesë e jetës sociale e kulturore amerikane, por edhe duke dhënë ndihmesë për komunitetin dhe imazhin e tij tek të tjerët.
Gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918) në SHBA ekzistonin dy banda muzikore shqiptare. Banda muzikore Queen Sophia dhe banda muzikore e shoqërisë “Vatra” e organizuar në Worcester, Massachusetts në shtator të vitit 1917, nën drejtimin e Thoma Nasi.
Anëtarët e tyre ishin të rinj shqiptarë pa eksperiencë të mëparshme muzikore, shumica e tyre punëtorë në fabrika. Megjithatë ata u bashkuan me bandat muzikore me dëshirën e madhe për të mësuar dhe brenda një viti ata morën pjesë në koncerte e parada në Boston, Worcester, New Bedford, Camp Devens në Massachusetts dhe në Portland e Biddeford në Maine, por edhe në qytete të tjera për llogari të Kryqit të Kuq Amerikan dhe organizatave të tjera të bamirësisë.
Kjo foto është kortezi e Arkivit Dixhital të Bibliotekës “Fan Noli”, dhuruar nga Neka Doko për Muzeun Historik Worcester me rastin e aktivitetit të 100-vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Shqiptaro-Amerikane.
Boston, Maj 2022
@PranveraDibra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi