31/10/2024/ 09:23
‘Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë
Natyrë & Udhëtime

‘Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë

Nov 25, 2022
Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri të vendosura brenda tyre.
Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje minerare nga shtufi, por rrumbullakësia e tyre është e mahnitshme.
Sferat janë prej guri gëlqeror, konglomerat ose mermeri me ngjyrë të bardhë.
Proçesi i erozionit qindra e mijëra vjeçare ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë sferat prej guri kanë dalë në sipërfaqe.
Vetëm gjeologët mund ta shpjegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla!
Ndryshe do kemi dhe ne sferat tona me prejardhje misterioze, siç janë zbuluar edhe në disa vende të tjera të botës!
Foto dhe shkrimi nga Abdulla Diku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi