26/11/2024/ 01:42
O, si nuk kam nji grusht të fortë
t’i bijë mu në zemër malit që s’bëzan,
ta dijë dhe ai se ç’do me thanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë – lugat; si hijet e trazueme,
trashëgimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën  e zgjueme
dhe me klithma  të  pakënaquna  t’instinktit.

Mali  hesht.  Edhe  pse  përditë
mbi  lëkurë  të  tij,  në  lojë  varrimtare,
kërkojnë me gjetë    nji kafshatë ma të mirë…
Por më rrenë shaka! Shpresa gënjeshtare.

Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk  kam  nji  grusht  të fuqishëm!
Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë!
Ta  shof  si  dridhet  nga  grushti  paligjshëm..
E  unë  të  kënaqem,  të kënaqem  tue u  qeshë.

 

Marrë nga libri i Migjenit – Vepra të zgjedhura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi