26/11/2024/ 02:04
Selam Musai (patriot)
Autorë Biografi

Selam Musai (patriot)

Apr 19, 2021

Selam Musai lindi në vitin 1860 në fshatin Salari të Tepelenës, në një familje me tradita patriotike. Pasi u rekrutua ushtar kaloi 5 vjet në Jemen, ku edhe mori titullin Aga.

Shtëpia e tij, ishte shndërruar në qendër të rëndësishme për çetat patriotike dhe Musai u bë pjesëtar i çetës së Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos.

Në vitin 1911, mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të çetave, që lëvizën kundër trupave turke e më pas atyre greke. Më 1912, i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Vlorës dhe në krye të çetave të Labërisë, shkoi të mbronte jugun e Shqipërisë nga forcat greke, ku edhe më pas u plagos.

Kur rreziku u bë më i madh në fshatrat e qytetit të Vlorës, Selam Musai udhëhoqi banorët e Labërisë, kundër forcave okupuese italiane në garnizonin e Kotrës, Drashovicës, Kaninës e rrethinave të Vlorës. Në luftime u shqua për trimëri dhe aftësinë e tij udhëheqëse në luftime që shkuan deri trup më trup.

Dha jetën për çlirimin e vendit më 12 qershor të vitit 1920, duke u bërë simbol i patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit popullor të Labërisë e të mbarë Shqipërisë. Ndaj dhe për këtë ka marrë titullin “Hero i Popullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi