Sondat po përgatisin hartën e Hënës
Dy robotë u sollën për kohë të gjata rreth Hënës, me detyrë të bëjnë përgatitje për të siguruar hartën e brendshme të saj.
Për sigurimin e hartës, janë lëshuar dy anije të NASA-s me laboratorët e tyre. Anijet hapësinore, u rrotulluan rreth orbitës së Hënës, duke udhëtuar 4 milion km. U bë kontrolli për dy muaj rresht, nga lartësia prej 54 km, mbi sipërfaqen e ngurtë të Hënës. Ato, ndërsa rrotulloheshin rreth saj, arritën të bëjnë matje më të përshtatshme për shtrirjen e sipërfaqes së saj si edhe atë të rëndesës. Këto të dhëna, do t’i ndihmojnë shkencëtarët, për të matur rrethin e ngushtë të Hënës.
Anija hapësinore, e dytë, ndoqi të parën, vetëm pasi kalonin 25 orë, pasi përforcon të dhënat e të parës. Të dyja ishin të nevojshme, për detyrën e përgatitjes të hartës së ndërlikuar të rëndesës.
Pas më shumë se dy muajsh, në kontrollet e orbitave, vëmendjen e tërheqin edhe fluturimet, më të ulëta mbi polet e Hënës. Në kohën, që anijet hapësinore ndodhen mbi zonat e dendura të Hënës, shpejtësia e tyre u bë më e madhe, në përgjigje të tërheqjes së rëndesës.
Nga ndryshimet e matjeve të vazhdueshme, ndërmjet largësive të dy anijeve, shkencëtarët mund të krijojnë hartën e rëndesës të Hënës.
Ndryshimet në shpejtësi, sa një pjesëz e mikronit për sekondë, do ta bëjnë më të lehtë punën, për gjetjen e rëndesës (forcën e gravitetit të Hënës). Një mikron është afërsisht gjerësia e një rruaze të kuqe gjaku. Të dhënat, do të përdoren, për të bërë rregullime, në pjesën e brendshme të hartës në Hënë. Një pjesë e saj, sipas njoftimeve është zgjidhur, pavarësisht se, nuk gjenden më shumë sesa 100 shërbime të mëparshme, duke futur edhe dërgimet të NASA-s nga programet Apollo, ndërmjet viteve1969-1972.
Shkencëtarët besojnë se, Hëna u formua, kur një planet me masën e Marsit, u copëtua në Tokë, afërsisht pas formimit të sistemit diellor. Ajo duhet të ketë ndodhur rreth 4,5 miliard vjet më parë. Por mbetet ende pyetja rreth mënyrës se si u zhvillua Hëna.
Një pyetje e vjetër është: pse ana e Hënës që duket nga Toka, është e ndryshme nga ana tjetër. Ana më e afërt është e mbushur me fusha të mëdha e të gjera, të formuara nga shpërthimet e vullkaneve të lashta, ndërsa ana e largët është pothuajse e gjitha vend malor.
Në të po bëhen më shumë fotografi, për të mësuar të dhëna të reja. Këto do të japin mundësi më të mira, për përbërjen me hollësi të hartës së Hënës.
Marrë nga revista “Rreth e rrotull”
Irene Klotz dhe Stacey Joyce