Planeti i lagësht i Marsit
Në fillimet e shekullit XIX, astronomi italian Xhovani Skiaparelli shikoi vija në sipërfaqen e planetit Mars. Ai i quajti “kanale” të qytetërimeve të tjera.
Në vitin 1897. H. G. Wells, botoi librin “‘Lufta e Botëve”, ku fantazon pushtimin e Tokës nga marsianët. Në vitin 1938 Orson Ëelles përshtati librin në radion e tij, duke ngjallur panik në Amerikë, të cilët besuan se Toka ndodhej nën goditjen e marsianëve.
Natyra e vërtetë e Marsi t u zbulua në vitin 1960, kur u bë vizita e parë te “komshiu i vogël”. Marsi kishte kratere të thella te vullkanet e zhdukura. Ishte më i ftohtë se Antarktida dhe më i thatë se shkretëtira Arakama, vendi më i thatë në botë. Atje nuk kishte as kanale, as ujë dhe as shenja jete.
Anija hapësinore “Viking” në vitin 1970, vërtetoi mungesën e jetës në Mars, por zbuloi vijën bregdetare të oqeani t të dikurshëm. U gjet mbetja e ish oqeanit vigan, me ujë të lëngët, në një të tretën e Marsit, disa mijëra metra në thellësi. Në të, mund të krijohet dhe zhvillohet jeta.
Studimet zbuluan dy vija bregdetare, pranë poleve të planetit, si pellgje ujore të thara. Ato zgjaten me mijëra kilometra. Çdo vijë bregdetare ka “anët” e ndara me peizazhe të thata. Njëra është quajtur “‘Arabia” dhe tjetra “Deuteronilus” të formuara 2 dhe 4 miliardë vjet më parë.
Në vitin 1990, nga kontrolli i hartës, u panë dy nivele deti në oqeanin e dikurshëm, më ndryshim lartësie prej 3 km. Studiuesit zbuluan se boshti i rrotullimit të Marsit në pole, kish ndryshuar 50° gjatë historisë së tij. Vija bregdetare e Marsit ka lëvizur nga zhvendosja e boshtit. Nga kjo u shtrembërua sipërfaqja dhe vija bregdetare.
Planeti i Marsit ka jashtë mbulesë të fortë. Nga ndryshimet e boshtit të rrotullimit, mbulesa bëhet elastike e shkakton më shumë shtrembërime në sipërfaqe dhe në vijën bregdetare, se në lëngje. Ndryshim i ka bërë shmangien e poleve prej rreth 50°. Kjo solli shtrembërimin e vijës bregdetare.
Dëshmi është ish vullkani vigan Tharsi në Mars, më i madhi në Sistemin tonë Diellor, afërsisht 10 000 herë më i madh sa Mauna Loa, vullkani gjigant i Tokës. Tharsi ndodhet në ekuadorin e planetit dhe ka mbetur qendra e boshtit të rrotullimit. U gjet se polet kanë lëvizur duke ruajtur Tharsin në ekuator.
Shkencëtarët nuk e kuptojnë pse boshti i rrotullimit të Marsit ka lëvizur kaq shumë! Ajo mund të jetë krijuar nga përmbytja vigane e ujit të Marsit, duke i dhënë vijës bregdetare të Arabisë. Ndoshta zhvendosja e peshës shkaktoi animin e boshtit. Uji fshihet dhe krijon ndryshime. Përmbytja e dytë krijoi vijën bregdetare Deuteronilus. Ata ende nuk e dinë shkakun e ndryshimit të poleve në Mars dhe çfarë ndodhi me ujin. Uji i oqeanit mund të jetë kthyer në avuj, duke u ngjitur në lartësi dhe u kthye në formë reshjesh.
E rëndësishme është të gjëndet nëse në ujin e Marsit ka jetë. Shumë studiues besojnë se në thellësi të Marsit ka mundësi të lindin forma të thjeshta jete.
Në fotografitë e kratereve të Marsit, studiuesit panë gërryerjet nga uji i lëngët. Gjetja tregon se uji ka dalë në sipërfaqe. Planeti ka ende shumë ujë nën sipërfaqe.
Dhjetë vjet më parë, shkencëtarët njoftuan se kanë gjetur shenja të jetës te meteori ALH84001 i Marsit. Nga shqyrtimi i shkëmbit, rënë në tokë 13 000 vjet më parë, gjetën shenjat kimike të jetës, në formën e shufrës së baktereve tokësore, por më të vogla.
Vetëm gjetjet e fosileve në Mars, në fundërrinat shkëmbore, formuar në oqeane, mund ta vërtetojnë atë.