07/02/2025/ 09:22
Mustafa Demiri, krijuesi i Kopshtit Botanik të Tiranës
Autorë Biografi Shqiptarë

Mustafa Demiri, krijuesi i Kopshtit Botanik të Tiranës

Aug 8, 2021

Profesor Mustafa Demiri, është një nga figurat më të shquara të botanikës shqiptare. Lindi më 13 qershor të vitit 1923, në qytetin arsimdashës të Elbasanit. Vazhdoi Normalen e Elbasanit, studimet e larta në Universitetet e Zagrebit e të Sofjes dhe specializime pasuniverisitare në Budapest e Leningrad. Emërohet dhe punon si mësues në Gramsh. Aty bie në kontakt me bimësinë e zonës. Këtu fillon dashuria për natyrën, e cila e karakterizoi gjithë jetën.

Së bashku, me kolegë të tjerë, ku veçojmë profesorët Kolë Paparisto dhe Xhafer Qosja studiojnë dhe organizojnë florën dhe bimësinë e Shqipërisë. Më 1962, botohet vepra Flora e Tiranës. E cila hedh bazat e inventarizimit dhe studimit të bimëve të Shqipërisë. Vizioni si studiues, korrektësia dhe përkushtimi si pedagog ishin veçori të Demirit.

Thjeshtësia dhe dashamirësia e tij e bënë të fitonte respektin e të gjithë atyre që e njihnin. Edhe pse vlerësimi për të në rrethet akademike ishte i kufizuar, punën dhe veprat e tij nuk u zbehën. Më 1983 boton veprën madhështore “Flora Ekskursioniste e Shqipërisë”. E cila mbetet edhe sot një nga më të cituarat në studime të ndryshme. Më 1988, së bashku me K. Paparisto, Xh. Qosja dhe I. Mitrushi botojnë veprën madhore “Flora e Shqipërisë”. Vepër që u botua nga Akademia e Shkencave, pasi tre nga autorët nuk jetonin. Një vepër me rëndësi europiane. Studime të vazhdueshme dhe me vlerë, e ngritën autoritetin e tij si botanist.

Zbuloi për herë të parë Yllin e Alpeve (Leontopodium alpinum), e cila nuk mendoj se ndodhej në Shqipëri. Ajo është bimë e rrallë në vendin tonë.

Ai ideoi dhe projektoi Kopshtin Botanik të Tiranës, të cilin e drejtoi deri në ditën e fundit të jetës së tij. Prof Demiri është vlerësuar me Çmimin e Republikës, me titullin e lartë “Mësues i Popullit”, me Urdhrin “Naim Frashëri” të Kl.I, me titullin “Qytetar Nderi” i Qytetit të Elbasanit. Ndahet nga jeta në vitin 1985.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi