26/11/2024/ 01:51
Arsyet pse bizelet iu mbajnë të ngopur
Kuriozitete Studime

Arsyet pse bizelet iu mbajnë të ngopur

Apr 20, 2021

Bizelja është një ndër perimet e pranverës dhe pjesë e familjes së fasuleve. Ato janë kokrra të rrumbullakëta dhe të vogla, të vendosura në bishtaja. Nga të dhënat arkeologjike, gjejmë se kjo bimë është rritur në Egjipt, rreth viteve 4800-4400 p.e.s. dhe më pas në Afganistan, Pakistan, Gjeorgji, Jordani e Turqi.

Bizelet janë me veti të mëdha ushqimore, me sasi të konsiderueshme të magnezit. Ato ndihmojnë kundër sëmundjes së kancerit, ulin pasojat e gjendjes gripale dhe presionin e lartë të gjakut e ngadalësojnë proçesin e plakjes.

Përmban proteina dhe aminoacide, të cilat i bëjnë ato të lehta për t’u tretur. Përveç se stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët, indet lidhore, shikimin dhe përqëndrimin. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe iu mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe kalon ngadalë në sistemin tretës.

Sipas ekspertëve austriak, në një nga studimet e fundit, thuhet se e zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim vërtetë antistres. Ndërsa, një studim nga Danimarka, tregon se ngrënia e 125 gr bizele në ditë, është metoda më e mirë për uljen e ankesave të pacientëve me zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk lejohet kopjimi